Rreth Nesh

Sot LAB-OIL bashkëpunon me kompani dhe brende botërore si Unicoal SpA nga Italia, gjigandin shqiptar
KASTRATI GROUP i cili është edhe partner i përhershëm i LAB-OIL, ELINOIL SA nga Greqia,
Haifa Basic Oils Ltd. nga Izraeli, Global Oil Sha nga Turqia.

LAB-OIL histori suksesi që nga themelimi e deri më sot

Kompania LAB-OIL, veprimtarinë në Kosovë e ka filluar në vitin 2009, fillimisht me produktin e bitumit. Pasi  u bë pronare e terminalit me infrastrukturë të plotë përfshirë edhe binarët e trenit, kompania filloi rritjen e saj të shpejtë duke zgjëruar ofertën edhe me petrokoks, naftë dhe benzinë.

Në vitin e parë LAB OIL kalon shifrën 30 mijë tonelata në vit, në vitin 2021 arrin majat me 100 – 130 mijë tonelata në vit.

Staf kompetent dhe me përvojë që nga niveli i teknikëve e deri te ai inxhinierik e menaxherial!

Këto zhvillime pozitive ngritën edhe nivelin e investimeve të kompanisë e me këtë edhe numrin e pikave të shitjes në Kosovë, shtrirjen e tregut edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe duke kulmuar me hapjen fabrikës moderne me teknologji gjermane për përpunimin (granulacion në 90 Mikronë) e koksit të naftës.

Kjo rritje nuk do të ishte e mundur pa një staf kompetent e të trajnuar vazhdimisht. LAB-OIL kishte filluar punën me 10 punëtorë gjersa sot numëron mbi 100 punëtorë e punëtore  të trajnuar. Ne e dijmë se pa trajnime dhe kualifikime të stafit nuk arrihet suksesi. Për këtë qëllim i gjithë stafi është i trajnuar rregullisht në fushëveprimtaritë e veta dhe për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore.

Përparësitë konkurruese

Cilësia e produkteve tona – themel i sukseseve të vazhdueshme që nga themelimi e deri më sot!

Tashmë«Lab-Oil», është kompani e njohur e me renome evropiane, të ndërtuar mbi bazën e punës, përkushtimit, ngritjes profesionale për ofrimin e shërbimeve, por mbi të gjitha ofrimit në treg të produkteve me cilësi të lartë. Furnizimi me derivate bëhet nga kompanitë me klasë botëror siç janë: Helenica (Greqi), Haifa (Izrael), ejt. Gjithashtu cilësia e derivateve verifikohet në mënyrë të vazhdueshme nga analizat që bëhen prej kontrolleve laboratorike dhe këto analiza dëshmohen nga certifikimet e lëshuara nga autoritetet e shteteve përkatëse, aty ku dërgohen derivatet.

Operacionet regjionale i zhvillon duke shitur prodhimet e saj, nëpër stacionet e derivateve, depot e karburanteve dhe kanalet industriale, të cilat e bëjnë kompaninë «Lab-Oil» të krenohet me të arriturat e saj, pasi për çdo vit arrin të shes më shumë se 150 milion litra të karburanteve dhe të kontribuoj në arkën e shtetit me miliona taksa të paguara.

Përparësitë tona –
përfitimet e juaja

Klientët e LAB-OIL dëshmojnë cilësië e lartë të produkteve tona. Përfitoni edhe ju nga këto përparësi:

  • Me naftë dhe benzinë nga LAB-OIL do të rritni jetëgjatësinë e automjeteve tuaja dhe makinave të punës.
  • Rritni dhe siguroni cilësinë e produkteve tuaja industriale
  • Keni të bëni me kompani që bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare, institucione qeveritare dhe organizata të shoqërisë civile.

Përparësitë tona

  • Me naftë dhe benzinë nga LAB-OIL do të rritni jetëgjatësinë e automjeteve tuaja dhe makinave të punës.
  • Rritni dhe siguroni cilësinë e produkteve tuaja industriale
  • Keni të bëni me kompani që bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare, institucione qeveritare dhe organizata të shoqërisë civile.