Uragani “Harvey” që goditi javë më parë brigjet amerikane ka dëmtuar industrinë amerikane të naftës, ndonëse për momentin rezervat janë mjaftueshëm të larta për të limituar impaktin për një kohë afatshkurtër, vlerësojnë ekspertët.

Brigjet e Teksasit, aty ku ndodheshin një e treta e kapaciteteve të rafinerive të naftës së SHBA-së, u shkatërruan nga uragani më i fuqishëm që ka prekur SHBA-në që prej vitit 1961.

Për çështje sigurie 105 nga 737 platformat e prodhimit të naftës janë evakuuar në Gjirin e Meksikës, ose 14, 25 për qind e instalimeve në rajon, ka raportuar Zyra e Rregullimit të Mjedisit dhe Sigurisë (BSEE).Vetëm në Gjirin e Meksikës ndodhet 20 për qind e prodhimit amerikan të naftës.

Si pasojë e uraganit “Harvey” ekspertët amerikanë kanë paraparë kriza çrregullime në tregjet ndërkombëtare të naftës që prej muajit dhjetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm.