Kompania LabOil po vazhdon me trendet pozitive në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Sektori i shitjes me pakicë i kësaj kopmpanie është një tregim i ri suksesi.

Pas dy pikave për shitje të karburanteve, në Prishtinë dhe Rahovec, një tjetër e ngjshme është hapur këtyre ditëve edhe në Shirokë të Therandës (ish-Suharekë). Pas analizës së tregut ka qenë pikërisht kërkesa e konusmatorëve për derivate cilësore dhe shërbime korrekte, ajo që ka shtyrë menaxhmentin e kompanisë ta hap këtë pikë shitjeje në Shirokë.  

Qendra e shitjes është e pajisur me infrastrukturën më moderne për furnizim me derivate, ndërkaq për konsumatorët ofron jo vetëm produkte të cilësisë shumë të lartë, por edhe shërbime të avancuara nga brendi LabOil.

Me depozitat e karburanteve dhe infrastrukturën përcjellëse në afërsi të Prishtinës, kompania LabOil sot është bërë baza më e madhe energjetike e Kosovës. Në Preoc të Prishtinës, me qasje në autostradë dhe me linjën e saj hekurudhore LabOil ka ngritur një industri të vërtetë.

Prodhimet hidrokarbure me të cilat LabOil e furnizon Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si petrokoks (apo qymyr nafte), bitum (apo asfalt), naftë dhe derivate të tjera, e bëjnë këtë kopmani lider në rajonin e Ballkanit.

Fabrika për bluarjen e qymyrit të naftës me teknologjinë më të re gjermane, prodhon petrokoks të cilësisë shumë të lartë për nevoja industriale për shumë tregje të Evropës Juglindore.

Duke qenë gjithmonë inovativ në tregun kosovar LabOil ka plane ambicioze edhe për sektorë të tjerë të shitjes së derivateve, duke bërë që konsumatori ta ndiej më të afërt partneritetin dhe besueshmërinë e ndërsjellë.

(laboilpress)