Produktet:
Veç naftës, Lab-Oil sjell në Kosovë edhe petrokoks (qymyr nafte) nga tregjet më të mëdha botërore, kurse bitum nga rafineria e Fierit, duke i thyer kështu monopolet tregtare të hidrokarbureve të cilat në Kosovë i kanë pasur për dekada Serbia dhe Maqedonia.

Që nga viti 2009 kur ka filluar afarizmin në Prishtinë, kjo kompani fillimisht ka shitur 12 760 tonelata koks nafte, për të vazhduar në vijim me 12 861 në vitin 2012, pastaj me një rritje të hovshme në vitin vijues -2013 me 22 480 dhe me 33 580 tonelata për vitin 2014 etj. Pra, sipas këtij raporti, del se tregu i koksit të naftës që ne importojmë, për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimit të konkurrueshëm në treg, po shtohet dita-ditës.

Nga muaji qershor i vitit 2016 Lab-Oil ka hapur fabrikën për bluarjen e koksit, me teknologjinë më të avancuar gjermane.